Bundesliga drejt rikthimit, klubi elitar konfirmon 3 lojtarë me COVID-19!

Bundesliga drejt rikthimit, klubi elitar konfirmon 3 lojtarë me COVID-19!
Çlirim Gashi

01.05.2020 / Sport

Gjermania pritet të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës. Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të rinisin të luajnë për t’i vënë pikat mbi “i” në këtë sezon. Skuadrat kanë rinisur stërvitjet me grupe të vogla lojtarësh, ndërsa një lajm i keq ka ardhur nga Koln.

Ekipi që luan në Bundesligë ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka konfirmuar se 3 lojtarë janë testuar pozitivë.

Ata do të ndahen nga pjesa tjetër e skuadrës dhe do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë deri sa ta kalojnë rrezikun, raporton Telesport.al

Kjo nuk ka penguar drejtuesit e klubit të vazhdojnë stërvitjen. Kolni po përgatitet për të rifilluar dhe vazhdon stërvitjet. Skuadra është ndarë në grupe dhe po punojnë në mënyrë të veçantë.

RAPORTO