Blend Baftiu golashënuesi më i mirë në Superligë për edicionin 2019/2020
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sezonit 2019/2020 ku Drita e Gjilanit është shpallur kampione e këtij sezioni. Në ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekë ku u prit nga Ballkani, lojtarët e Dritës arritën të shënojnë vetëm një gol, në krahasim me Ballkanin i cili deri në fund të ndeshjes qëndroi në epërsi. Edhe pse […]
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sezonit 2019/2020 ku Drita e Gjilanit është shpallur kampione e këtij sezioni.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekë ku u prit nga Ballkani, lojtarët e Dritës arritën të shënojnë vetëm një gol, në krahasim me Ballkanin i cili deri në fund të ndeshjes qëndroi në epërsi.
Edhe pse ekipi vendas Ballkani nuk arriti të rrëmbejë kupën në Superligën e Kosovës, është pikërisht Blend Baftiu, ai që tregon se Ballkani është gjithmonë një ekip premtuese dhe me kapacitete të mëdha.
I shpallur si lojtari më i mirë i këtij sezoni, Blend Baftiu, ka shënuar gjithsej 19 gola.
Tabela e këtij sezoni ka përfunduar me renditjen e Dritë, Gjilanin dhe Ballkanin në tri vendet e para.