Bayern Munchen e vendos në shitje Tolisso, ka gati zëvendësuesin e francezit

12.08.2021

Corentin Tolisso nuk është më në pjesë të planeve të Julian Nagelsmann, trajneri i ri i Bayern Munchen. I sapo rikthyer në Mynih për të rifilluar stërvitjen pasi u izolua në Francë sepse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhjetë ditë më parë, ku tashmë ka mësuar se nuk është në objektivat e Naglesmann. Tolisso është […]

Bayern Munchen e vendos në shitje Tolisso, ka gati zëvendësuesin e francezit Foto: Ilustrim

Corentin Tolisso nuk është më në pjesë të planeve të Julian Nagelsmann, trajneri i ri i Bayern Munchen.

I sapo rikthyer në Mynih për të rifilluar stërvitjen pasi u izolua në Francë sepse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhjetë ditë më parë, ku tashmë ka mësuar se nuk është në objektivat e Naglesmann.

Tolisso është i lidhur me kontratë me gjermanët deri në qershorin e 2022-ës, ku mesfushori francez mund të largohet nga Bayerni deri më 31 gusht dhe kjo, pas katër sezoneve shpesh të karakterizuar nga dëmtime të shpeshta fizike.

Gjatë një takimi të bordit drejtues tëBayernit, drejtuesit vendosën ta nxjerrin në shitje Tolisson, e të pranojnë edhe oferta deri në rreth 10 milionë euro, katër herë më pak se kur ai mbërriti në Mynih nga Lyoni në gusht të 2017 për 38 mln Euro.

Ndërkohë nga ana tjetër, menjëherë sapo Tolisso të shitet, drejtuesit kanë zgjedhur edhe pasuesin e tij i cili do të vijë sërish nga Leipzig. Pas Upamecano dhe trajnerit Nagelsmann që erdhën nga kjo skuadër, edhe goditja në mesfushë, Marcel Sabitzer pritet të vijë nga Leipzig për një operacion afro 20 mln Euro.