Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë për herë të 34-t! 

04.05.2025

FC Bayern Munich është zyrtarisht kampioni i Gjermanisë për sezonin 2024/25!

Titulli i 34-t në historinë e klubit bavarez u sigurua pas barazimit te Bayern Leverkusenit.

Ky titull shënon një moment të veçantë në karrierën e sulmuesit anglez Harry Kane, i cili më në fund shijon fitoren e titullit të parë të kampionit pas shumë vitesh pritje. Transferimi i tij te Bayerni në fillim të këtij sezoni rezultoi i suksesshëm, duke kontribuar ndjeshëm në arritjen e këtij suksesi.

Nga ana tjetër, ky titull mund të jetë edhe i fundit për legjendën e Bayern Munichut, Thomas Muller. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, spekulimet për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit janë të shumta, duke e bërë këtë titull edhe më special për tifozët dhe vetë lojtarin.

Festa pritet të jetë e madhe në Mynih, teksa tifozët e “bavarezëve” do të festojnë titullin e radhës të kampionit, duke shijuar suksesin e ekipit të tyre dhe duke nderuar kontributin e lojtarëve si Harry Kane dhe Thomas Muller.