FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me FC Besën

Në këtë fundjavë fillon stinori pranveror i garave në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë përgatitjet në maksimum për këtë sezon.

Gjatë muajit janar në fazën përgatitore, FC Ballkani ka kryer këto përgatitje në Shqipëri (Durrës) dhe Turqi (Antalia).

Të shtunën klubi suharekas në krye me trajnerin Bledi Shkëmbi do të fillojë këtë sezon në përballje ndaj FC Besës.

Ndërsa për këtë përballje sot suharekasit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.

Më poshtë mund ti gjeni disa fotografi gjatë seancës stërvitore:

RAPORTO