Ballkani nis kapitullin e radhës në Evropë ndaj FC Floriana

17.07.2025

FC Ballkani vazhdon rrugëtimin evropian, këtë herë në rrethin e dytë të UEFA Conference League.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me FC Floriana nga Malta më 22 korrik 2025, ora 20:30, në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Floriana është një nga klubet më të vjetra dhe më të suksesshme të futbollit në Maltë, themeluar në vitin 1894. Me një histori të pasur dhe traditë të gjatë, Floriana ka fituar shumë tituj kampioni në ligën malteze dhe konsiderohet si një ndër klubet më prestigjioze të vendit.