Ballkani mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

14.06.2022

Klubi suhareka do ta ketë përballë skuadrën nga Lituania, Zalgiris. Fituesit e raundit të parë kualifikues kalojnë në raundin e dytë kualifikues. Skuadrat e mposhtura transferohen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Se kundërshtar i ka rënë Zalgirisi, e ka bërë të ditur edhe vet klubi i Ballkanit përmes një njoftimi në […]

Klubi suhareka do ta ketë përballë skuadrën nga Lituania, Zalgiris.

Fituesit e raundit të parë kualifikues kalojnë në raundin e dytë kualifikues. Skuadrat e mposhtura transferohen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Se kundërshtar i ka rënë Zalgirisi, e ka bërë të ditur edhe vet klubi i Ballkanit përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifozë,

Në selin e UEFA-së sapo është tërhequr shorti për ndeshjet e 𝗨𝗘𝗙𝗔 𝗖𝗛𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗦 𝗟𝗘𝗔𝗚𝗨𝗘.

Klubi ynë rrugëtimin evropian do ta hap me ndeshjen kundër 𝗭𝗔𝗟𝗚𝗜𝗥𝗜𝗦 (LIT) të cilin shorti na hodhi përballë.

Na priftë e mbara SUHAREKË!