Ballkani me skemë të re në Ligën e Kampionëve ndaj Zalgiris

04.07.2022

Në konferencën për media, ai tha se një garë e tillë kërkon përkushtim maksimal dhe më ndryshe krahasuar me Superligën e Kosovës. “Nuk mund të jap detaje për shkak të kundërshtarit, por mund të them që do të luajmë me skemë të re”. “Në fakt, ne kemi praktikuar dy skema dhe nesër do të vendosim […]

Në konferencën për media, ai tha se një garë e tillë kërkon përkushtim maksimal dhe më ndryshe krahasuar me Superligën e Kosovës.

“Nuk mund të jap detaje për shkak të kundërshtarit, por mund të them që do të luajmë me skemë të re”.

“Në fakt, ne kemi praktikuar dy skema dhe nesër do të vendosim se me cilën do të zbresim në fushë. Kemi skuadrën e kompletuar dhe jemi gati për të dhënë maksimumin”, është shprehur Daja, citon KP.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.