Ballkani e mposht Trepçën ‘89 në Mitrovicë

21.03.2021

Ballkani e ka fituar derbin e kësaj fundjave, duke mundur Trepçën ’89, me rezultat 0-2, sot në ‘Riza Lushta’, në kuadër të javës së 26-të. Skuadra nga Suhareka, është treguar ekip më i mirë së ‘minatorët’, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit. Top-shënuesi i elitës sonë, Mirlind Daku (36’), […]

Ballkani e mposht Trepçën ‘89 në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Ballkani e ka fituar derbin e kësaj fundjave, duke mundur Trepçën ’89, me rezultat 0-2, sot në ‘Riza Lushta’, në kuadër të javës së 26-të.

Skuadra nga Suhareka, është treguar ekip më i mirë së ‘minatorët’, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

Top-shënuesi i elitës sonë, Mirlind Daku (36’), hapi serinë e golave, derisa golin e dytë për ekipin mysafir e realizoi Arbër Hoxha (69’).

Pas kësaj fitore, Ballkani ndan vendin e parë me Dritën me nga 55 pikë, kurse, Trepça ’89 renditet e gjashta me 32 pikë të tubuara.