Ballkani barazon në “frymën e fundit” kundër Gjilanit
FC Ballkani ka shenuar gol kundë SC Gjilanit në minutat e fundit të ndeshjes.
Foto: Ilustrim
Në kuader të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës, ndeshja mes Balkanit, i cili e priti Gjilanin në Suharekë, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste të pakta nga të dyja ekipet, kështu që 45 minutat e parë u mbyllen pa gola (0-0).
Në pjesën e dytë, pati më shumë raste nga të dyja skuadrat, por të parët që arritën të shënojnë ishin mysafirët.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 69-të me anë të Edi Basa, i cili sapo erdhi nga banka shënoi për epërsinë e gjilanasve 0-1.
Në minutat shtesë, ishte mesfushori Giovanni, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe përkundër disa rasteve tjera në minutat shtesë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet u desh të pajtohen me nga një pikë.
