Arteta përsëri në mbrojtje të Granit Xhakës

31.12.2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mbajtur një konferencë për media të fundit për këtë vit. Arteta përsëri ka mbrojtur mesfushorin shqiptar të “Topçinjve”, i cili ishte në qendër të kritikave. Shefi i shtabit teknik ka thënë se Xhaka është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri. “ Ndikimi që ai e ka kur ekipi […]

Arteta përsëri në mbrojtje të Granit Xhakës Foto: Ilustrim

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mbajtur një konferencë për media të fundit për këtë vit.

Arteta përsëri ka mbrojtur mesfushorin shqiptar të “Topçinjve”, i cili ishte në qendër të kritikave.

Shefi i shtabit teknik ka thënë se Xhaka është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri.

“ Ndikimi që ai e ka kur ekipi merr rezultate nuk është e zakonshme në këtë moshë. Por, me natyrën që e ka, ai dëshiron që të përmirësohet edhe më shumë dhe mund ta shihni se bashkëlojtarët besojnë në të. Bashkëlojtarët e tij dëshirojnë t’ia japin atij atë përgjegjësi.

Dhe kjo është gjë e mirë.

Ai është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri sa i përket përkushtimit dhe pasionit, por edhe guximit kur luan për një ekip të madh”, ka thënë Mikel Arteta.