170 milion € buxhet në merkato, Chelsea prioritet transferimin e Haaland

14.05.2021

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka merita të jashtëzakonshme këtë sezon duke ngritur një skuadër që ishte pothuajse jashtë çdo objektivi në dhjetorin e kaluar. Presidenti Roman Abrahamovich është gati t’i japë një dorë, që gjermani të ndërtojë skuadrën që do. Trajneri gjerman po udhëheq skuadrën drejt dy trofeve teksa do të luajë finalen  e FA […]

170 milion € buxhet në merkato, Chelsea prioritet transferimin e Haaland Foto: Ilustrim

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka merita të jashtëzakonshme këtë sezon duke ngritur një skuadër që ishte pothuajse jashtë çdo objektivi në dhjetorin e kaluar.

Presidenti Roman Abrahamovich është gati t’i japë një dorë, që gjermani të ndërtojë skuadrën që do.

Trajneri gjerman po udhëheq skuadrën drejt dy trofeve teksa do të luajë finalen  e FA Cup ndaj Leicester dhe në fund të Majit atë ndaj Man. City në Champions League.

Edhe pse presidenti Abrahamovich vitin e kaluar shpenzoi jo pak por mbi 250 mln Euro për të sjellë emra të mëdhenj e të talentuar, tani për Tuchel do të vërë në dispozicion 150 mln paund ose mbi 170 mln Euro për merkaton.

Me një buxhet të tillë, Tuchel do të synojë një bomber për skuadrën dhe me shumë gjasa do të vijë njëri mes Erling Haaland dhe Romelu Lukakut.

Ky i fundit duket tepër i lidhur me Interin pas titullit të fituar dhe vetëm nëse zikaltërit do ta sakrifikonin për financat e klubit mund të ndodhë që të nisin bisedimet teksa ndryshe duket situate e Haaland.

Bomberi norvegjez përmbush atë që kërkon Chelsea, lojtar goli dhe i ri në moshë dhe me një ofertë prej 140 mln Euro, ai mund të kalojë pa asnjë problem në Londër.