KEDS njofton për punime, të martën disa fshatra të Suharekës mbesin mbi 4 orë pa furnizim me energji elektrike

04.11.2024

KEDS ka njoftuar se të martën më 5 nëntor do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së martë[05.11.2024] në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 10:30 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline.

Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008)  nga ora 10:30 deri 15:00. Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova

*Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.