Vaksinimi falas, QKMF në Suharekë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

08.12.2019

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditue se është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. QKMF njofton se që nesër në njësinë e imunizimit dhe vaksinimit pranë QKMF-së fillon fushata e vaksinimit falas për grupet e rrezikuara nga virusi i gripit sezonal, personat në moshë të shtyer, ata […]

Vaksinimi falas, QKMF në Suharekë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditue se është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal.

QKMF njofton se që nesër në njësinë e imunizimit dhe vaksinimit pranë QKMF-së fillon fushata e vaksinimit falas për grupet e rrezikuara nga virusi i gripit sezonal, personat në moshë të shtyer, ata me sëmundje kronike dhe grupet tjera të listuara me poshtë.

Për tu vaksinuar duhet ta keni me vete letërnjoftimin dhe dokumentacionin shëndetësor për grupet e rrezikut.