“S’jam dorzu” titullohet kënga më e re e Getinjos dhe Stresit

Dy rep-artistët e njohur, Getinjo dhe Stresi, janë prej personazheve më të komentuar në faqet rozë.

Së fundmi ata kanë vendosur që të bashkojnë forcat për të sjell në treg, projektin e tyre më të ri.

“S’jam dorzu” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Edlir Begolli.

Kësaj radhe ata kanë vendosur që të publikojnë këngën me video-tekst, ndërsa asnjëri prej tyre nuk shfaqet.

Tematika e tyre ka qenë për vështirësitë që kanë kaluar në jetë, ndërsa tregojnë se nuk janë dorëzuar përkundër çfarë kanë përjetuar.

Ndërkaq, vlen të përmendet se kjo është hera e parë që ata kanë lansuar projekt së bashku.

Shihet se që në minutat e parë, “S’jam dorzu” është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tyre.

RAPORTO