Rita Ora shkëlqen në New York pak para mbrëmjes së madhe të Met Gala

03.05.2024

Rita Ora mahniti me pamjen e saj teksa mbërriti në New York City përpara mbrëmjes Met Gala.

Rita Ora shkëlqen në New York pak para mbrëmjes së madhe të Met Gala Foto: Ilustrim

Ajo po shijon suksesin e linjës së saj të re të flokëve ‘Typebea’ të cilën e lançoi në Sydney në muajin prill.

Mbrëmja Met Gala do të mbahet më 6 maj dhe tema është “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion (Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës)”.

Rita së fundmi ndoqi hapat e Beyonces për të nxjerrë në treg një linjë flokësh të bashkëthemeluar nga ekspertja australiane e flokëve, Anna Lahey.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë time. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh”.

“Më janë zbardhur flokët, kam bërë zgjatime, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kam qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju!:.