Ledri Vula publikon këngën e re “Don Mo”

19.05.2021

Ledri Vula është rikthyer pak para fillimit të sezonit të verës me një këngë të re. “Don mo” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop. E kjo këngë e radhës është xhiruar me spot në Dubai. Ndërkohë për tekstin, ashtu si në çdo këngë të tij, është kujdesur […]

Ledri Vula publikon këngën e re “Don Mo” Foto: Ilustrim

Ledri Vula është rikthyer pak para fillimit të sezonit të verës me një këngë të re.

“Don mo” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

E kjo këngë e radhës është xhiruar me spot në Dubai.

Ndërkohë për tekstin, ashtu si në çdo këngë të tij, është kujdesur vet Ledri.

Ndërsa befasia në këtë këngë duket se është modelja Morena Taraku.

Morena, e cila ka filluar karrierën si garuese në Miss Kosova dhe mandej edhe si modele edhe këngëtare, në këtë spot paraqitet si statiste e Ledri Vulës.

Morena, gjatë kohës sa ishte në Dubai kishte pozuar disa fotografi ku ishte bashkë me Sarën, gruan e Ledrit.