”Kush ta ndien ty aromën” – Kënga e re nga Alban Skenderaj

15.03.2021

Këngëtari dhe njëherësh kantautori, Alban Skenderaj, vazhdon të jetë njëri ndër më të veçantit në estradën shqiptare. Për vite të tëra Skenderaj ka sjell projekte të ndryshme muzikore, të cilat pothuasje gjithmonë janë mirëpritur nga audienca. Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, këngëtari, Alban Skenderaj ka bërë të ditur se ka […]

”Kush ta ndien ty aromën” – Kënga e re nga Alban Skenderaj Foto: Ilustrim

Këngëtari dhe njëherësh kantautori, Alban Skenderaj, vazhdon të jetë njëri ndër më të veçantit në estradën shqiptare.

Për vite të tëra Skenderaj ka sjell projekte të ndryshme muzikore, të cilat pothuasje gjithmonë janë mirëpritur nga audienca.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, këngëtari, Alban Skenderaj ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij të re.

”Kush ta ndien ty aromën” titullohet kënga e re e Skenderaj, e cila ka një tekst të veçantë, që e ka shkruar vet këngëtari.

Që në minutat e parë të lansimit kënga ka rezultuar të jetë mjaft e pëlqyer nga audienca e gjerë.