Këngëtarja kosovare: Çdo ditë ne kemi mundësi që të kemi ndikim pozitiv

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, për ditë me radhë po bën postime sa i përket shëndetit mendor.

Mesazhe të tilla ajo po i përçon përmes rrjetit social Instagram, e shpeshherë edhe në Twittër.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të bërë veprime të mira.

“Çdo ditë ne kemi mundësi që të kemi ndikim pozitiv. Nuk ka rëndësi sa të vogla apo të mëdha janë veprimet. Ti mund të bësh ndryshime”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Këto postime padyshim që po priten mirë nga admiruesit e muzikës së saj, derisa komentet janë të gjitha pozitive.

RAPORTO