Këngëtari kosovar: Nuk e di se kush do të fitojë, por ndërtoni institucione me njerëz të ndershëm

17.01.2021

Të janë publikuar të gjitha listat e kandidatëve të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Duke qenë se na ndajnë thuajse më pak se një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reperi i njohur Mozzik së fundmi ka bërë një shkrim lidhur me këtë. Në një postim në facebook, Gramoz Aliu […]

Këngëtari kosovar: Nuk e di se kush do të fitojë, por ndërtoni institucione me njerëz të ndershëm Foto: Ilustrim

Të janë publikuar të gjitha listat e kandidatëve të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Duke qenë se na ndajnë thuajse më pak se një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reperi i njohur Mozzik së fundmi ka bërë një shkrim lidhur me këtë.

Në një postim në facebook, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) deklaroi se nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, por që duhet të ndërtohen institucione me njerëz të ndershëm.

Postimi i Mozzik pa ndërhyrje:

Aman zaman qe thojme na shqiptarte !
Nuk e di cila parti , cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës .
Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë,mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n’sistinë .
Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa .
Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm
NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë !
I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull , se me i cek të gjitha duhet kohë.
Suksese të gjithëve !
Partive,deputetëve së Republikës së Kosovës
Të Dua Kosovë !

” Një burr shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme ” ( e huazuar )