Këngëtaret kosovare vazhdojnë të japin këshilla për shëndetin mendor
Secili njeri duhet të përkujdeset për shëndetin mendor sepse është po aq i rëndësishm sikurse edhe ai fizik. Për këtë temë ka folur hapur edhe njëherë Dafina Zeqiri, si një nga artistet më motivuese të estradës shqiptare. Ajo u ka bërë me dije fansave e ndjekësve se frika është një nga arsyet që na pengon […]
Secili njeri duhet të përkujdeset për shëndetin mendor sepse është po aq i rëndësishm sikurse edhe ai fizik.
Për këtë temë ka folur hapur edhe njëherë Dafina Zeqiri, si një nga artistet më motivuese të estradës shqiptare.
Ajo u ka bërë me dije fansave e ndjekësve se frika është një nga arsyet që na pengon të jemi të hapur për vështirësitë ndaj shëndetit mendor, megjithëse mund t’i thyejmë këto pengesa.
“Frika shpesh na pengon të jemi të hapur për vështirësitë tona të shëndetit mendor.
Ne mund t’i thyejmë këto pengesa dhe të flasim më hapur kur dimë më shumë për problemet e shëndetit mendor dhe sa të zakonshme janë ato”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në Instagram.
Për shëndetin mendor ka folur edhe këngëtarja e njohur kosovare, Rina Balaj, e cila ka bërë thirrje ndjekësve që të jenë të kujdesshëm dhe të flasin me të tjerët.
Këngëtarja thekson se e rëndësishme në këtë është bashkëbisedimi me të tjerët, duke qenë se është një problem mjaft i madh dhe shumë i pranishëm tek të gjithë.
“Shëndeti mendor është i rëndësishëm për të gjithë. Kështu që dijeni se nëse po përballeni me një sfidë të shëndetit mendor, nuk jeni vetëm. Këshilla që unë do t’i jepja dikujt që është një ‘luftë’ në heshtje, ju nuk duhet të jetoni në atë mënyrë. Ju nuk keni pse të luftoni në heshtje. Mund të jesh i heshtur. Ju mund të jetoni mirë me gjendje të shëndetit mendor, për sa kohë që i hapeni dikujt për këtë, sepse është me të vërtetë e rëndësishme që të ndani përvojën tuaj me njerëzit në mënyrë që të merrni ndihmën që ju nevojitet”.
“E kuptoj dhimbjen tuaj. Më beso, e di. Unë kam parë njerëz që shohin momentet më të errëta të jetës së tyre për të jetuar një jetë të lumtur dhe përmbushëse. Mund ta bësh edhe ti. Besoj tek ti. Ju nuk jeni barrë. Ju kurrë nuk do të jeni barrë”, ka thënë mes tjerash ajo.