[FOTO] Mozzik dhe Loredana së bashku në një studio muzikore

02.02.2021

Kohëve të fundit ka pasur aludime nga më të ndryshmet se Mozzik dhe Loredana janë kthyer sërish bashkë. Kjo në bazë të postimeve e shëtitjeve të përbashkëta, megjithëse nuk deklaruan shumë detaje për ribashkimin e tyre. Sidoqoftë, disa imazhe të tjera që janë publikuar ditën e sotme (e martë) kanë lënë të kuptohet më shumë […]

[FOTO] Mozzik dhe Loredana së bashku në një studio muzikore Foto: Ilustrim

Kohëve të fundit ka pasur aludime nga më të ndryshmet se Mozzik dhe Loredana janë kthyer sërish bashkë.

Kjo në bazë të postimeve e shëtitjeve të përbashkëta, megjithëse nuk deklaruan shumë detaje për ribashkimin e tyre.

Sidoqoftë, disa imazhe të tjera që janë publikuar ditën e sotme (e martë) kanë lënë të kuptohet më shumë rreth raportit aktual të dyshes.

Të njëjtit janë shfaqur së bashku nga një studio muzikore, të cilët siç shihet po punojnë me producentin gjerman, Jumpa.

Nuk është konfirmuar akoma nëse ish-çifti po vijnë me një projekt të përbashkët apo janë duke punuar në këngë solo.

Mozzik në anën tjetër këtë kohë ka qëndruar më shumë në Zvicër e Gjermani, teksa shpesh ka qenë i shoqëruar nga Lori.