E filloi karrierën para 7 vitesh, Kida: E vlerësoj secilin prej jush

Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi siç e njohim të gjithë si ‘KIDA’ shtatë vite më parë filloi karrierën si pjesë e labelit “On Records”, nën menaxhimin e Met Elshanit.

Kida u largua nga ky grup në fillim të vitit 2019 tani më vepron në muzikë si artiste e lirë.

Megjithëse solli një sërë projektesh e hitesh, 23 vjeçarja së fundmi tregoi se ka bërë shtatë vite karrierë.

Së fundmi ajo ka ndarë disa fotografi atraktive në Instagram, përmes të cilave falënderon secilin që i qëndroi prapa këtyre viteve.

“7 vjet rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk do ta kisha në një mënyrë më ndryshe. E vlerësoj secilin prej jush”, ka shkruar Kida.

Reagimet e komentuesve ishin të ndryshme duke besuar që ajo do të sjellë edhe më shumë për fansat.

“Drunk”, “Edhe Sa”, “Tela”, “Bileta”, “Moti”, “Ti”, “Merri Krejt”, “Deja Vu”, “Uh Baby”, janë disa nga projektet më të suksesshme të Kidës.

RAPORTO