“Duro” projekti unik i Dafina Zeqirit

13.03.2021

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare. Ajo në secilin prej projekteve të saj mundohet që të sjell diçka më ndryshe, sikurse ka bërë edhe herën e fundit. Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re. “Duro” mban titullin prodhimtaria […]

“Duro” projekti unik i Dafina Zeqirit Foto: Ilustrim

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare.

Ajo në secilin prej projekteve të saj mundohet që të sjell diçka më ndryshe, sikurse ka bërë edhe herën e fundit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.

“Duro” mban titullin prodhimtaria muzikore, në të cilën ajo flet për vështirësitë dhe problemet që dikush mund të kalojë.

Tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa përmes këndimit Dafina inkurajoi fansat që të bëhen më të fortë se përherë.

Këngëtarja, Dafina Zeqiri në rrjete sociale ka bërë edhe diskutime të shumta, por me bazë në shëndetin mendor.