Dua Lipa me urim të veçantë për 28 Nëntor

28.11.2023

Sot (e martë) shënohet Dita e Flamurit apo 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Të shumtë qenë të famshmit që uruan këtë festë duke publikuar fotografi e postime të ndryshme. Një i tillë nuk mungoi as nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Ajo ka ndarë një fotografi të shqiponjës në InstaStory duke shkruar: […]

Dua Lipa me urim të veçantë për 28 Nëntor Foto: Ilustrim

Sot (e martë) shënohet Dita e Flamurit apo 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Të shumtë qenë të famshmit që uruan këtë festë duke publikuar fotografi e postime të ndryshme.

Një i tillë nuk mungoi as nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo ka ndarë një fotografi të shqiponjës në InstaStory duke shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.

Krijuesja e hitit “Dance the Night” publikoi edhe disa imazhe të tjera nga vizita e saj në Shqipëri.

E njëjta mori nënshtetësinë shqiptare vitin e kaluar nga presidenti Bajram Begaj.

Lipa ndryshe lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova.

Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.