Dafina Zeqiri publikon albumin “Dafinë Moj”

01.10.2021

Albumi “Dafinë Moj”, është kurorëzim i një pune disa vjeçar të Dafinës në bashkëpunim me autorë të ndryshëm të muzikës. Albumi me titull “Dafinë moj” përfshinë gjithsej 14 këngë ku shumica prej tyre janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës. Në këtë album, kënga e parë mban titullin e njëjtë si të albumit “Dafinë […]

Albumi “Dafinë Moj”, është kurorëzim i një pune disa vjeçar të Dafinës në bashkëpunim me autorë të ndryshëm të muzikës.

Albumi me titull “Dafinë moj” përfshinë gjithsej 14 këngë ku shumica prej tyre janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Në këtë album, kënga e parë mban titullin e njëjtë si të albumit “Dafinë Moj”, ku kjo këngë është duet me mamanë e saj, Melihate Zeqiri, ku për Dafinën ka qenë personi inspirues, e cila ka trashëguar talentin për muzikë.

Po ashtu, Dafina Zeqiri në këtë album ka bërë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare si: DJ Geek, MC Kresha, Lyrical Son, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.

Dafina është përkujdesur edhe për kopertinën e albumit, ku ajo shfaqet si vazjë e thjeshtë në një lëndinë me qengja, ku edhe një prej tyre e mban në dorë.

“Dedikuar një gruaje vërtetë shumë të veçantë, Melihate Zeqiri”, është shkruar në kopertinën e albumit “Dafinë Moj”.

Po ashtu, para disa dite ekipi i këngëtares së bashku me të kanë njoftuar se të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të shkojnë në ndihmë për fëmijët autikë.

Albumi “Dafinë Moj” mund të blihet si kopje fizike, po ashtu ajo mund të gjendet edhe në platformat muzikore online, duke përfshirë këtu edhe rrjetin më të madh të audiove dhe videove, YouTube.

“Unë nuk mund ta falënderoj ekipin tim sa duhet për kohën produktive, të zemëruar/të trishtuar dhe argëtuese që kishim duke krijuar këtë album të mahnitshëm! Uroni të gjithëve për mua! Ju dua djema shumë shumë !!!!!!!!

& mos harro! Porosia e albumit tim në -> @gjirafamall ndihmon për të kontribuar për fëmijët me autizëm në Kosovë”, ka shkruar Dafina krahas videos në Instagram.

Më poshtë këngët e albumit “Dafinë Moj”.