Dafina Zeqiri fillon xhirimet e klipit të ri “Duro”

Këngëtarja e njohur është duke punuar një projekt të ri muzikor dhe tashmë ka filluar edhe xhirimet.

Fjala është për këngëtaren, Dafina Zeqiri e cila është mjaftë aktive në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila numëron 1.6 milion ndjekës në Instagram, së fundmi ka ndarë disa pamje nga xhirimet e videoklipit “Duro”.

Në disa fotografi dhe video që ka postuar Zeqiri duket e mrekullueshme në një kostum të bardhë elegant.

Nga videot dhe fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja pranë saj shihet edhe i dashuri i saj, DJ Geek, e që si gjithmonë të dy së bashku shfaqen kokë e këmbë të dashuruar.

RAPORTO