Bebe Rexha publikon albumin e ri dhe këngën me videoklip “Break My Heart Myself”
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar të gjitha këngët e albumit të saj të quajtur “Better Mistakes”. Artistja ka publikuar këngë bashkë me videoklip. Bëhet fjalë për gjithsej 13 këngë të cilat disa prej tyre janë publikuar më herët, ndërsa 9 prej tyre janë publikuar gjatë ditës së premte. Albumi i Bebe Rexhës…
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar të gjitha këngët e albumit të saj të quajtur “Better Mistakes”.
Artistja ka publikuar këngë bashkë me videoklip.
Bëhet fjalë për gjithsej 13 këngë të cilat disa prej tyre janë publikuar më herët, ndërsa 9 prej tyre janë publikuar gjatë ditës së premte.
Albumi i Bebe Rexhës i quajtur “Better Mistakes” është albumi i saj i katërt me radhë në karrierën muzikore që nga fillimet e para.
Në mesin e 13 këngëve është publikuar edhe kënga “Break My Heart Myself” e cila është e punuar edhe me videoklip.
Kjo këngë është në bashkpunim me Travis Barker.
Barker është baterist i grupit rok “Blink 182”.