Forumi Intelektual i bashkohet koalicionit AAK-NISMA

15.02.2024

Forumi Intelektual Europa 2030 i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Forumi Intelektual i bashkohet koalicionit AAK-NISMA Foto: Ilustrim

Në marrëveshjen e tyre të koalicionit thuhet se AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 janë dakorduar që të punojnë së bashku për shtetin e Kosovës dhe janë përcaktuar të jenë të hapura për zgjerim të koalicionit.

“…me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”

AAK-ja, NISMA dhe Forumi i Intelektualëve E-30, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.