Prizren , hajni i maskuar i futet në pikë të ditës në shtëpi, ia vjedh 140 euro 94 vjeçarit

07.01.2024

Vjedhjet e grabitjet brenda shtëpive po u shkaktojnë pasiguri e humbje të mëdha qytetarëve të vendit. Rastet më të shpeshta ndodhin kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje, periudhë kjo që shfrytëzohet nga hajnat. Por ka edhe të atillë që pa iu trembur syri depërtojnë nëpër shtëpi edhe kur familjet ndodhen aty. Me një rast të tillë […]

Prizren , hajni i maskuar i futet në pikë të ditës në shtëpi, ia vjedh 140 euro 94 vjeçarit Foto: Ilustrim

Vjedhjet e grabitjet brenda shtëpive po u shkaktojnë pasiguri e humbje të mëdha qytetarëve të vendit. Rastet më të shpeshta ndodhin kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje, periudhë kjo që shfrytëzohet nga hajnat.

Por ka edhe të atillë që pa iu trembur syri depërtojnë nëpër shtëpi edhe kur familjet ndodhen aty.

Me një rast të tillë dhe mjaft të frikshëm është përballur sot para drekës një 94-vjeçar në Prizren.

“Sot me datë 07.01.2024, rreth orës 10:50 një i moshuar, mashkull 94 vjeçar raporton se një person i panjohur dhe i maskuar ka hyrë në shtëpin e tij, në Prizren, dha ia ka grabitur një shumë të hollash (140 euro), thuhet deklaratën e policisë së Prizrenit.

Në anën tjetër, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.