2.
Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren
15.06.2023
Një person ka marr lëndimet në vendin e tij të punës në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, viktima është lënduar duke pastruar një makinë për grirjen e mishit. “Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte në vendin e tij të […]
Një person ka marr lëndimet në vendin e tij të punës në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, viktima është lënduar duke pastruar një makinë për grirjen e mishit.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte në vendin e tij të punës duke pastruar një makinë për grirjen e mishit aksidentalisht është lënduar”, thuhet në raport.
“Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, përfundon policia.