Korishë, gjatë një kontrolli në veturën me targa të huaja policia konfiskon dy pistoleta dhe 13 fishekë

26.04.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën gjatë një kontrolli ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 13 fishekë. Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 10:30 në fshatin Korishë gjatë një kontrolli kanë ndaluar një veturë me targa të huaja, të cilën ishte duke e drejtuar një mashkull dhe së […]

Korishë, gjatë një kontrolli në veturën me targa të huaja policia konfiskon dy pistoleta dhe 13 fishekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën gjatë një kontrolli ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 13 fishekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 10:30 në fshatin Korishë gjatë një kontrolli kanë ndaluar një veturë me targa të huaja, të cilën ishte duke e drejtuar një mashkull dhe së bashku me të ishte një mashkull tjetër, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se gjatë kontrollit tek te dyshuarit janë gjetur dy armë pa leje.

Tek i dyshuari i cili drejtonte automjetin me targa të huaja janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe shtatë fishekë, ndërsa tek pasagjeri janë gjetur dhe poashtu konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë fishekë.

Policia e Kosovës bën të ditur se me vendim të prokurorit rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt.