I mituri sulmohet në mes të rrugës nga një i panjohur në Lubizhdë, Policia nis hetimet

01.05.2023

Rrahjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese. Vazhdimisht raportohet për përleshje të dhunshme të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht. Në spital ka përfunduar së fundi edhe një person i mitur nga fshati Lubizhdë e Prizrenit. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore për […]

I mituri sulmohet në mes të rrugës nga një i panjohur në Lubizhdë, Policia nis hetimet Foto: Ilustrim

Rrahjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese.

Vazhdimisht raportohet për përleshje të dhunshme të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht.

Në spital ka përfunduar së fundi edhe një person i mitur nga fshati Lubizhdë e Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se është sulmuar fizikisht nga një person.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe si rrjedhojë viktima ka dhënë dëshminë  e tij në praninë  e prindit të tij.

Sipas të miturit, derisa po ecte në rrugën e fshatit, një person i panjohur për të e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.