Të enjten policia ka dënuar 887 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

13.11.2020

Edhe dje numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka qenë i lartë, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kanë raportuar se brenda 24 ore janë identifikuar 767 raste të reja me virusin Korona. Për parandalimin e përhapjës së këtij virusi Policia e Kosovës është duke zhvilluar aktivitetin e tyre çdo ditë. […]

Të enjten policia ka dënuar 887 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Edhe dje numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka qenë i lartë, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kanë raportuar se brenda 24 ore janë identifikuar 767 raste të reja me virusin Korona.

Për parandalimin e përhapjës së këtij virusi Policia e Kosovës është duke zhvilluar aktivitetin e tyre çdo ditë.

SuharekaOnline mëson se gjatë ditës së enjte policia ka dënuar 887 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-Covid, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020.