Suharekë: Nuk ftohet në mënyrë të rregullt e paditura, dështon gjykimi ku kompania ia kërkon mbi 6 mijë euro

24.09.2021

Në këtë kontest një kompani e sigurimeve, po kërkon nga e paditura M.A t’ia paguaj 6 mijë e 489 euro për shkak të aksidentit që M.A e kishte shkaktuar në vitin 2011. Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit dega Suharekë, Shaban Zeqiraj ka deklaruar se nën këto rrethana seanca e paraparë për të premten nuk […]

Suharekë: Nuk ftohet në mënyrë të rregullt e paditura, dështon gjykimi ku kompania ia kërkon mbi 6 mijë euro Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Në këtë kontest një kompani e sigurimeve, po kërkon nga e paditura M.A t’ia paguaj 6 mijë e 489 euro për shkak të aksidentit që M.A e kishte shkaktuar në vitin 2011.

Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit dega Suharekë, Shaban Zeqiraj ka deklaruar se nën këto rrethana seanca e paraparë për të premten nuk ka kushte të mbahet, duke e caktuar të radhës për 6 nëntor 2021 nga ora 09:30.

Në gjykimin e sotëm, në cilësinë e përfaqësuesit të palës paditëse, prezantoi Veton Bublaku, raporton “Betimi për Drejtësi”

Paditësja kompania e sigurimeve po kërkon nga e paditura M.A që në emër të zhdëmtimit mbi bazën e regresit që kompania ia ka bërë të dëmtuarit I.B, me rastin e aksidentit të datës 15 dhjetor 2011 që ia kishte shkaktuar këtu e paditura M.A, t’ia paguajë shumën 6 mijë 484 euro, me kamatë ligjore duke filluar nga data 25 nëntor 2015.

Për këtë çështje gjyqtari Zeqiraj ka vendosur me aktgjykim, duke ia aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e paditësit, mirëpo Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin Ac.nr.995/2018 e ka prishur të njëjtin dhe çështjen e ka kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje. /BetimipërDrejtësi