Suharekë, ‘Dilni nga shtëpia ime, një ditë ka me ju vra’ kanosi motën dhe nënën, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

07.04.2021

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit për 22 vjeçarin nga Suhareka në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë. E cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2021, […]

Suharekë, ‘Dilni nga shtëpia ime, një ditë ka me ju vra’ kanosi motën dhe nënën, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin Foto: Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit për 22 vjeçarin nga Suhareka në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë.

E cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2021,  ndaj të pandehurit P.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: kanosje nga neni 181 par. 4 e lidhur me par. 1 të  Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.B., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri P.B., me datë 4 prill, në orët e pasdites në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht  i kanosë personat tjerë – respektivisht të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit  ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar i kanoset të dëmtuarave me fjalët se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”, me ç ’rast me këto veprime tek të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frik si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se masa e paraburgimit për këtë fazë është e domosdoshme dhe janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare dhe  duhet të merret në pyetje i pandehuri, të dëgjohen të dëmtuarat lidhur me sqarimin e mënyrës dhe rrethanave në të cilën është kryer vepra penale, gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandehurit, gjë që vërtetohet edhe nga raporti i Policisë.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.