Prokuroria në Prizren brenda 24 ore ka ngritur 5 aktakuza kundër 9 personave

19.11.2020

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar. Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe […]

Prokuroria në Prizren brenda 24 ore ka ngritur 5 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).