Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar 2 persona dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër

24.02.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 98 aktakuza kundër 117 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar. Po ashtu, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 18 personave, […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar 2 persona dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 98 aktakuza kundër 117 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar.

Po ashtu, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 18 personave,  është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në Institucionin Shëndetësor dhe janë bërë 2 kërkesa për sekuestrime të 2 veturave, për shkak të veprave penale “Vjedhja“ dhe “Mashtrimi“.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person.

Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur 15 aktakuza kundër 19
personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).