Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza kundër 10 personave

14.10.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza kundër 10 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të cilat janë përdorur për të kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së“, nga neni 138 paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprave terroriste“, nga neni 129, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”.