Prokuroria e Prizrenit ngrit 3 aktakuza kundër 3 personave

23.11.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona për 48 orë, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 3 aktakuza kundër 3 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona për 48 orë, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.