Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e një personi

11.10.2021

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.  Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Prokuroria Themelore […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e një personi Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:    
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.