Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

15.04.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 71 aktakuza, kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej 17 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 71 aktakuza, kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej 17 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj  një personi dhe ka ngritur 13 aktakuza, kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.  
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.