Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 6 aktakuza kundër 9 personave

03.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 101 aktakuza, kundër 119 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona. Gjithashtu, janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave dhe një kërkesë për […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 6 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 101 aktakuza, kundër 119 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona.

Gjithashtu, janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për të lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një personi, si dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 9 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 6 aktakuza kundër 9 personave, për këto vepra penale:       
Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kanosja”.