Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe ngrit 9 aktakuza kundër 9 personave

17.09.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenëntë (29) persona. Po ashtu, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe ngrit 9 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenëntë (29) persona.

Po ashtu, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:    
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një  (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Ndërsa, Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një  (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:  
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”,
Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoges”,      
Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.