Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe ngrit 6 aktakuza kundër 6 personave

21.09.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe ngrit 6 aktakuza kundër 6 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së. 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së. 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së.