Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe ngrit 14 aktakuza kundër 19 personave

01.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 166 aktakuza, kundër 204 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 21 persona. Gjithashtu, janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave dhe një kërkesë për lëshimin e urdhër […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe ngrit 14 aktakuza kundër 19 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 166 aktakuza, kundër 204 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 21 persona.

Gjithashtu, janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave dhe një kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndaj një personi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndaj një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave.     
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
4 aktakuza kundër 8 personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një aktakuzë kundër dy personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.