Prokuroria e Prizrenit ndalon 5 persona dhe ngrit 14 aktakuza kundër 17 personave

03.11.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,  janë ndaluar për 48 orë, tridhjetedy (32) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 5 persona dhe ngrit 14 aktakuza kundër 17 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,  janë ndaluar për 48 orë, tridhjetedy (32) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.