Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

26.03.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 87 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 23 persona të dyshuar, janë paraqitur 10 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 28 personave të dyshuar, si dhe është paraqitur një […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 87 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 23 persona të dyshuar, janë paraqitur 10 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 28 personave të dyshuar, si dhe është paraqitur një kërkesë për sekuestrim, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së enjte ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.