Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 9 aktakuza kundër 9 të tjerëve

20.01.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 9 aktakuza kundër 9 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:       

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 i KPRK-së. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së, si dhe një (1) person është ndaluar për dyshimin se ka kryer veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.       

Aktakuzat:  

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.                 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.       

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.       

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.       

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 i KPRK-së.       

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.