Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

11.03.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 6 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 15 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 6 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 15 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20 “ dhe një celulari të tipit “Iphone 7+ “, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 paragrafi 4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, si dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).     

Kërkesat për caktimin e paraburgimit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave për vepra të ndryshme penale. Një kërkesë për caktimin e paraburgimit është bërë kundër një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.  Ndërkaq, kërkesa tjetër për caktimin e paraburgimit është bërë kundër dy personave, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 422 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së” thuhet në njoftim.  

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                   
Katër aktakuza kundër katër personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.  
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.      
Dy aktakuza kundër tre personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.    
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së.     
Një aktakuzë kundër dy personave, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së” thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.